Brickos

Dëshmitarët e Jehovait në mbarë botën rifillojnë predikimin shtëpi më shtëpi

Arbër Cervadiku: Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, paraqet një analizë faktike dhe të paanshme për Dëshmitarët e Jehovait

GJEDNJ vendosi lidhur me çështjen Taganrog LRO dhe të tjerë kundër Rusisë (nr. 32401/10 dhe 19 të tjera), në të cilën u bashkuan 20 kërkesa të Dëshmitarëve të Jehovait. Në vitin 2017, Dëshmitarët e Jehovait u klasifikuan si “ekstremistë” dhe u ndaluan në Federatën Ruse. Si rrjedhojë, ata kanë qenë viktima të burgosjeve arbitrare e madje edhe të torturave. Është interesant fakti që ky vendim i GJEDNJ-së nuk ka të bëjë vetëm me persekutimin e paligjshëm të Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi. Gjykata ka analizuar në detaje shumë keqkuptime dhe akuza të rreme për bindjet dhe praktikat e Dëshmitarëve të Jehovait që qarkullojnë edhe në mediat e vendeve të tjera. Gjykata i ka hedhur poshtë këto akuza dhe keqinterpretime. Jemi të bindur se, si studiues, ju e kuptoni shqetësimin tonë kur shohim që i njëjti model, i cili nisi fillimisht në Rusi, po ndiqet edhe nga disa media të cilat krijojnë histori dramatike, dhe të pabaza. Zakonisht këto histori kanë qenë qëllimisht të njëanshme, duke sjellë si pasojë paragjykime dhe një gjuhë plot urrejtje ndaj minoritetit tonë fetar. Mungesa e informacionit të ekuilibruar për Dëshmitarët e Jehovait vetëm sa e dobëson pluralizmin në shoqërinë tonë dhe madje kërcënon liritë themelore të besimit. Prandaj, jemi të kënaqur që Gjykata ka zbardhur faktet dhe ka sqaruar keqkuptimet për një sërë çështjesh.

 

Më 7 qershor 2022

Kontrolloni gjithashtu

Tahir Ahmeti: Sot është 4 Maji – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve Shpëtues

Sot është 4 Maji – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve Shpëtues. Është ditë feste për këtë …