Arbërie Nagavci e thërret poozitën që të reflektojnë dhe të bashkëpunojnë për ngitjen e cilësisë në arsim

Arbërie Nagavci e thërret opozitën që të reflektojnë dhe të bashkëpunojnë për ngritjen e cilësisë në arsim

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci tha se jo vetëm pandemia ka ndikuar në humbjen e mësimit tek dy gjeneratat e fundit. Ajo tha se gjendja e rëndë në arsim është me dekada. Ajo madje u tha opozitës se janë më shumë se dy dekada të humbura nga ndërhyrja , siç e ka quajtur ajo brutale, e subjekteve politike. “Gjendja në arsim është larg rezultateve që të gjithë ne i synojmë e i dëshirojmë. Kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Nuk është këtu më shumë se dy gjenerata të humbura, por janë më shumë se dy dekada të humbura nga ndërhyrja brutale e partive politike në të gjitha nivelet e arsimit në përgjithësi. Këto ndërhyrje kanë bërë që përkundër përkushtimit të shumë mësimdhënësve dhe stafit të tjetër në shkolla, rezultatet të mos jenë ato që i dëshirojmë”, ka thënë ministrja. Kështu ajo u ka bërë thirrje opozitës që të reflektojnë dhe të bashkëpunojnë me qeverinë për të arritur rezultate më të mira në arsim.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …