Arbërie Nagavci i thërret mësimdhënësit që vaksinohen në mënyrë që mësimi të mund të nis në shtator

Arbërie Nagavci i thërret mësimdhënësit që vaksinohen në mënyrë që mësimi të mund të nis në shtator

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve arsimorë që të vaksinohen kundër COVID-19, para nisjes së vitit të ri shkollor. “Rreth 50 përqind e stafit është vaksinuar, por synojnë që edhe pjesa tjetër ta marrë vaksinën”, është shprehur Nagavci. “Shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje të gjithë punëtorëve të arsimit që të vaksinohen dhe të jenë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor. Ftoj dhe studentët sidomos ata në konvikte që të vaksinohen”, tha Nagavci. Ajo ka thënë se është e nevojshme akoma që punëtorët arsimorë të vaksinohen.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …