Arben Vitia:

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia paralajmëron masa të veçanta për ata që nuk marrin vaksinën kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës në lidhje me situatën e fundit të krijuar pas rritjes së rasteve me COVID-19. Vitia para deputetëve ka thënë se që nga e hëna është në kontakt me të gjitha akterët për masat e reja që pritet të merren në vijim. Tutje, ai ka paralajmëruar se mund të merren masa të veçanta për të vaksinuarit dhe ata që nuk e kanë bërë deri tash një gjë e tillë. “Vaksinat janë të sigurta, termine ka mjaftueshëm dhe ju lutem qytetarë të vaksinoheni sepse nuk mund të lejojmë që për shkak të mos-përgjegjësisë qytetare. Masat që do të ndërmarrim në vijim ku qytetarët e vaksinuar do të kenë incentive për shumë aktivitete, ndërkaq shpresojmë që ata që nuk janë vaksinaur të insentivizojnë ta bëjnë këtë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …