Forca e Sigurisë së Kosovës ka ofruar mbështetje me 100 ushtarë autoritetet civile në fikjen e zjarreve

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ofruar mbështetje me 100 ushtarë autoriteteve civile për fikjen e zjarreve

Kosova ende është duke u ballafaquar me vatra zjarri. Sipas të dhënave të MPB-së, janë 9 vatra aktive ku situata më e rëndë paraqitet në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna për shkak të erërave të forta. Forca e Sigurisë së Kosovës po ofron mbështetje ushtarake për autoritetet civile në fikjen e zjarreve. Me 100 pjesëtarë në terren për të intervenuar, shefi i operacioneve Ejup Maqedonci thotë se janë gjatë gjithë kohës pranë vatrave te zjarrit me fokus kryesor ruajtjen e jetës së qytetarëve. Ai thekson se FSK është angazhuar në operacionet për fikjen e zjarrit nga 30 korriku, ku shton se vatra më e madhe e zjarrit vazhdon të mbetet fshati Shtupeq i Rugovës. Forca e Sigurisë së Kosovës, që është reaguesi i tretë institucional në situata të tilla të përhapjes së zjarrit, aktualisht ka 100 pjesëtarë të angazhuar në terren për situatën e krijuar nga zjarri./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …