Vetëvendosje e mirëpret aksionin për luftimin e dukurive të paligjshme por kërkon nga Veliu që ta informojë Kuvendin

Arbërie Nagavci thotë se moszbatimi i rezolutave e shpërfill vullnetin e deputetëve dhe të Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar 15 rezoluta vitin e kaluar, por ato nuk po gjejnë zbatim për shkak të karakterit të tyre jodetyrues. Sivjet është miratuar vetëm rezoluta për Lojërat e Fatit, ndërsa për shkak të mungesës së kuorumit në seancat e këtij viti kanë mbetur pa u votuar edhe pesë rezoluta të tjera. Deputetët e Kuvendit të Kosovës e shohin si shpërfillje të vullnetit të tyre moszbatueshmërinë e këtyre rezolutave. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë  se moszbatimi i rezolutave e shpërfill vullnetin e deputetëve dhe të Kuvendit të Kosovës. “Është shumë problematike moszbatimi i rezolutave për vetë faktin se po shpërfillet vullneti i shumicës së deputetëve, të cilët i votojnë këto rezoluta me qëllim të ndikimit dhe të përmirësimit të situatave të caktuara ose adresimin e çështjeve në lidhje me veprimet e Qeverisë dhe këto moszbatime shfaqin një shpërfillje të plotë edhe të vullnetit të Kuvendit”, theksoi ajo. Nagavci akuzoi Qeverinë se nuk po ka interes nga zbatimi i këtyre rezolutave, sepse interesat e saj janë vetëm partiake.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …