Azem Syla

Arbërie Zogiani-Hyseni: Daja i Madh, nuk është i madh vetëm për kohën e luftës…

Ne katër fëmijët e Hysen Zogjanit i zhdukur me datë 22 qershor 1998, i dekoruar me urdhrin Luftëtar i Lirisë Adem Jashari dhe i shpallur Dëshmor i Kombit, nip dhe bashkëveprimtar i pa ndashëm i Dajës që nga vitet e 80-ta, deri në kidnapimin e tij, vlerësojmë dhe nuk harrojmë kujdesin prindëror që na e ka dhënë ndër vite bashkë me axhën tonë Ademin. Ne 4 fëmijët e Hysenit vërtetë mbetëm te vegjël, por përveç që kishim nënën një simbol tjetër sakrifice, kishim fatin të kemi familjarë si axha Ademi, e sidomos kishim Dajën. Daja ishte aty për gjithçka, kujdes e këshillim, veshmbathje e ushqim, qortues sipas nevojës dhe inspektues në rezultatet tona në mësim. Me gjithë dashurinë që tregonte ndaj nesh, ai dinte me pak fjalë e ndoshta edhe thjesht me heshtje të na bënte të ndihemi me faj për ndonjë kapriqio tonën si fëmijë. Mbi të gjitha, gjithmonë kërkonte nga ne sjellje të mira në familje, shkollë e shoqëri. Mirësjellja, kultura dhe edukata ishin kërkesat parësore dhe vlera që dëshironte t’i shoh te ne.

Daja na fali dashuri prindërore dhe nuk shfaqi kurrë mungesë vullneti apo kohe për të dëgjuar hallet tona, dëshirat tona. Na e bëri më të lehtë mungesën e babit, na dha forcë për t’u përballur me dhimbjen dhe ankthin e pritjes ndër vite. E pas çdo fjalë falënderuese, gjithmonë pasoi përgjigja e tij: “e kam me borxh”.

Ne kishim fatin ta kishim familjar Azem Sylën (lidhjet familjare e bënë edhe luftën), por Daja ishte i mirë dhe i afërt me të gjitha familjet e dëshmorëve. Daja nuk ishte shumë në publik, nuk rendi as pas pozitave politike, Daja ishte i popullit dhe me popullin. Daja ishte i të gjithëve, të gjithë atyre që në një formë apo tjetër kontribuuan për lirinë e Kosovës. Daja jetoi dhe veproi gjithë jetën e tij për Lirinë e vendit tonë.

Andaj Daja i Madh, nuk është i madh vetëm për kohën e luftës……

Kontrolloni gjithashtu

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

RrGK shpreh shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh një shqetësim të madh në lidhje me denimin …