leoni

Donald Lu

Arbitron, Donald Lu: Rama dhe Basha nuk do të largohen nga salla e takimit derisa të arrijnë një zgjidhje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu ka kritikuar klasën politike shqiptare në lidhje me reformën në drejtësi, por ka dhënë edhe një propozim të fundit për zgjidhjen e ngërçit. Në një deklaratë për shtyp nga selia diplomatike amerikane, Lu ka shigjetuar si pozitën ashtu dhe opozitën duke nënvizuar se të gjithë janë të acaruar dhe të lodhur me udhëheqësit e Shqipërisë. “Basha ka thyer zotimin e tij ndaj Victoria Nuland. Ndërsa Rama deklaroi se i ka dhënë fund negociatave dhe se do të miratonte çdo propozim të tyre të pranueshëm nga SHBA dhe BE. Unë e refuzoj edhe këtë”, ka thënë Lu.  Duke nënvizuar se përgjegjësia për Shqipërinë qëndron mbi udhëheqësit saj, ambasadori ka sfiduar Bashën dhe Ramën për mbajtjen e një takimi të dytë, ku ata ose do të  gjejnë një zgjidhje të mbështetur si nga qeveria dhe nga opozita, ose mund të mbyllen në atë sallë përjetë, ka thënë Lu.

E sfidoj kryeministrin dhe kreun e opozitës që të takohen ballë përballë të hënën dhe të premtojnë publikisht se nuk do të largohen nga salla e takimit derisa të arrijnë një zgjidhje. Të shohim kush është vërtetë në favor të një kompromisi. Ata ose do të mund të gjejnë një zgjidhje të mbështetur si nga qeveria dhe nga opozita, ose mund të mbyllen në atë sallë përjetë”, ka thënë Lu.  Ai ka theksuar se, “ata që kanë frikë nga reforma janë krerët e krimit të organizuar, gjyqtarët e korruptuar dhe politikanët kriminelë”. “Të gjithë këta kanë frikë nga reforma dhe të gjithë po e luftojnë. Ata po mbajnë një qëndresë ndaj popullit të Shqipërisë që e kërkon këtë reformë”, ka thënë Lu.  “Reforma do të miratohet, çështja është nëse liderët politikë do të mbahen mend për suksesin, apo do të fajësohen për dështimin e saj”, ka shtuar Lu.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …