Ardita Sinani thotë se në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc po bëhet spastrim etnik i shqiptarëve

Ardita Sinani thotë se në Kosovën Lindore po bëhet spastrim i ftohtë etnik dhe administrativ i shqiptarëve

Ardita Sinani, këshilltarja politike e kryeministrit Alnin Kurti, për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ka thënë se në këto tri komuna po ndodh spastrimi etnik. Ajo ka shkruar se Beogradi nuk dëshiron të hapë çështjen e reciprocitetit sepse në Serbi ka më shumë pakica kombëtare sesa në Kosovë. “Do të thotë, nëse doni diçka për serbët diku tjetër, duhet të mendoni edhe për pakicat në vendin tuaj. Në spitalin e Vranjës, i cili mbulon Preshevën dhe Bujanocin, në rrethin e Pçinjit, nuk ka asnjë mjek shqiptar, ndërsa së paku një e treta e pacientëve janë shqiptarë”, ka theksuar Sinani. Ajo më tej ka shtuar se për tu regjistruar si banorë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc duhet të jesh gjatë gjithë kohës në shtëpi. Tutje Sinani ka shtuar se në Kosovën Lindore po bëhet spastrim i ftohtë etnik i heshtur administrativ, duke anuluar adresat e banorëve shqiptarë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …