ARH: Shkarkimi i bordit është përpjekje për të instaluar ndikimin dhe kontrollin në këtë institucion

ARH: Shkarkimi i bordit është përpjekje për të instaluar ndikimin dhe kontrollin në këtë institucion

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash kanë shkarkuar Bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave. Ndaj këtij vendimi, kanë reaguar vetë anëtarët e këtij bordi duke thënë se procesi ishte krejtësisht i paqartë, antiligjor dhe i mbingarkuar me shpifje e trillime. Sipas ish Bordit të ARH-së, një vendim i tillë, cenon pavarësinë e këtij institucioni dhe krijon një pasiguri juridike në vazhdimin e funksionomit të ARH-së. Sipas tyre, arsyeja reale e shkarkimit të këtij bordi është tendenca për të instaluar ndikimin dhe kontrollin në këtë institucion në tërësi nga pushteti aktual, sepse sipas tyre, në fund të muajit korrik i skadon kontrata Kryeshefit Ekzekutiv dhe se vet ky Bord nuk ka pasur mandat më shumë se edhe 3 muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …