Arif Vladi: Derisa unë kam realizuar dhe kënduar, “Marshin e UÇK-së”, Adelina Ismajli këndonte dhe argëtohej serbisht

Arif Vladi: Derisa unë kam realizuar dhe kënduar, “Marshin e UÇK-së”, Adelina Ismajli këndonte dhe argëtohej serbisht

Kënga,  “Marshi i UÇK-së”,  22 vjet pas luftës ka bërë që këngëtarët: Arif Vladi dhe Adelina Ismaili të drejtojnë akuza ndaj njëri-tjetrit. Këngëtarja gjysmëlakuriqe e njohur për skandale që kanë përfunduar edhe me vrasje, Adelina Ismaili, ka deklaruar se Arif  Vladi ishte paguar për të realizuar një këngë të tillë. Në një bisedë me RTK-në, këngëtari i  mirënjohur i këngëve atdhetare,  Arif Vladi ka thënë se Adelina Ismaili ka humbur “famën” dhe po mundohet ta rikthejë atë përmes fyerjeve ndaj kolegëve. “Me sa duket i ka humbur audienca dhe kërkon të gjejë emra me të cilët i pretendon se do t i kthehet vëmendja. Në kohën kur është bërë ‘Marshi i UÇK-së’ unë përjetoja të tjera gjëra, kurse Adelina argëtohej serbisht”, tha Vladi. Paralajmërimit për padi i është përgjigjur Ismaili e cila në rrjetet sociale ka shkruar se ky është vetëm fillimi i kësaj historie. Vladi tha se pas suksesit të “Marshit të UÇK-së” po punon që në vitin e ardhshëm të realizojë një film për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Adelina Ismajli ka qenë e njohur në publik për skena lasive, skandale dhe ka kënduar këngën me të cilën thoshte se së bashku me Ibrahim Rugovën do ta bëjë ushtrinë e Kosovës. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …