Rama - Metës: Ilir, ti nuk ke kompetenca t'i fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e pandemisë

Rama – Metës: Ilir, ti nuk ke kompetenca t’i fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e pandemisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë thirrje kryetarit Ilir Meta që të mos përzihet në situatën e menaxhimit ta pandemisë. “Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia,mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh!“, është shprehur Rama. “Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit. Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta!”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …