leoni

Avni Arifi

Avni Arifi: Befasuese të shohësh tërë këtë dinamikë, tërë këtë emocion të Mogherinit në mbrojtje të interesave serbe

Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj telefonatës së shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila ka zhvilluar të mërkurën  me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, nga i cili  ka kërkuar tërheqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë. “Do të dëshiroja që Mogherini dhe ekipi i saj të ishin të mobilizuar për implementimin e marrëveshjes për energji ashtu siç janë mobilizuar për hjekjen e taksës 100%. Befasuese është të shohësh tërë këtë dinamikë, tërë këtë emocion në mbrojtje të interesave serbe. Fatkeqësishtë, kjo qasje e njëanshme solli të dështimi i plotë i dialogut”, ka shkruar Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Salih Mustafa

Gjykata speciale hedh poshtë ankesën e Salih Mustafës për shkelje të Kushtetutës në dënimin me 15 vjet burgim

Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë ankesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, i …