Shqipëria

Arifi: Kosova duhet ta shfrytëzoj anëtarësimin e përkohshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Njohësi i rrethanave politike, Dritëro Arifi ka deklaruar se Kosova duhet ta shfrytëzoj anëtarësimin e përkohshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe ka shtuar se anëtarësimi i Shqipërisë në OKB do të ketë ndikim edhe në Ballkan në përgjithësi. “Është një nivel ku diskutohet për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në glob në tërësi dhe Shqipëria tash është një nga dhjetë anëtaret jo të përhershme të Këshillit të Sigurisë. Pesë janë permanente ndërsa këto dhjetë sivjet janë Shqipëria, Brazili, Gana, Kenia, Meksiko, Norvegjia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që është një hap shumë pozitiv jo vetëm pozitiv jo vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe për Ballkanin”, ka vlerësuar njohësi i rrethanave politike, Dritëro Arifi. Ai ka shtuar më tutje se Shqipëria mund të ndihmojë edhe në procesin e njohjes për Kosovën si dhe anëtarësimin  në organizata ndërkombëtar dhe ka theksuar se është i nevojshëm një koordinim i ministrive përkatëse të të dyja shteteve në mënyrë që të avancohet agjenda shtetërore e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …