Brickos

The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Arrestimet e fundit nga Gjykata Speciale do të kenë pasoja edhe për partitë politike

Zyrtar të lart të disa partive politike dhe njohës të kësaj fushe kanë thënë se arrestimet e fundit të Gjykatës Speciale do të kenë pasoja edhe për partitë politike të caktuara. Ata kanë përkujtuar se i arrestuari, Jakup Krasniqi përveç tjerash është edhe një nga themeluesit kryesor të Nismës Socialdemokrate dhe kryetar i Asamblesë Kombëtare të këtij subjekti. Mosprania e tij fizike mund të ketë pasoja jo të mira për Nismën Socialdemokrate, ndonëse bashkëpunëtorët e tij do të vazhdojnë të jenë aktiv. Duke folur për pasojat e këtyre arrestimeve për partitë të cuilave ju kanë takuar, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka theksuar se arrestimi i shefit të PDK-së, Kadri Veseli përveç tjerash është goditje e madhe edhe për Partinë Demokratike të Kosovës sepse kryetari Veseli ka pasur rol të jashtëzakonshëm dhe ka qenë i ndërlidhur me procese të kësaj partie. Edhe zyrtar nga Lëvizje Vetëvendosje kanë thënë se arrestimi i shefit të grupit parlamentar të tyre, Rexhep Selimi, do të ketë pasoja për Vetëvendosjen. Ish ministri nga radhët e kësaj partie, Besnik Selimi ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka mbetur pa një prej personave më aktiv në parti, shefin e grupit parlamentar, Rexhep Selimin.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …