KEK
Fillimi / Lajmet / Arrestohet nga EULEX-i Sali Mustafa, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit
Arrestohet nga EULEX-i Sali Mustafa ish-epror i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit

Arrestohet nga EULEX-i Sali Mustafa, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa, është arrestuar. Këtë e kanë konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, që thotë se ende nuk ka informatë zyrtare. “Po e konfirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Si Ministri e Mbrojtjes ende nuk kemi informacion zyrtar. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për shkaqet e arrestimit. Kur do ta kemi informacion shtesë do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai. Edhe Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë konfirmuar aktakuzën ndaj ish-eprorit të UÇK-së. Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett ka konfirmuar arrestimin e Mustafës si dhe konfirmimin e aktakuzës. Bennett ka thënë se ai po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarët e Komunave kërkojnë që të shkurtohet faza e dytë e masave në mënyrë që humbjet ekonomike të mos jenë më të mëdha

Thirrjeve globale për fuqizimin ekonomik të grave i është bashkuar edhe Kosova

Nismës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për fuqizimin ekonomik të grave i është bashkuar ...