Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: PDK-ja është e gatshme edhe për mandatin e katërt qeverisës

Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, me rastin e 17-vjetorit të themelimit të Partisë ka deklaruar se ky subjekt politik ende ka energji për fitore të reja. Edhe përkundër tre mandateve të qeverisjes, PDK-ja vazhdon të jetë partia më e besueshme në vend. Në një  intervistë për “Epoka e re”, Bajrami ka thënë se vlerësimi i tij bazohet  në hulumtimet dhe sondazhet e ndryshme. Ne jemi të gatshëm të garojmë vitin e ardhshëm në zgjedhjet lokale me ofertën tonë dhe, po ashtu, jemi të gatshëm të garojmë në vitin 2018 për zgjedhjet parlamentare, ku do të dalim me opsionin e fitores. Ai ka treguar se në rrugëtimin e saj, PDK-ja ka ndryshuar profilin e saj politik, por çdoherë ka qenë konstruktive karshi proceseve të shtetndërtimit dhe stabilitetit të vendit. Në këtë drejtim, PDK-ja është treguar një parti e përgjegjshme, duke bërë kompromiset e nevojshme në dobi të përfshirjes së të gjithë spektrit politik në proceset historike, ka thënë mes tjerash, Arsim Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Më disa aktivitete përkujtimore sot edhe në Kosovë shënohet 19 vjetori i sulmit terrorist në Nju Jork të SHBA-ve

Bedri Hamza në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: “Jemi mirënjohës ndaj SHBA-së, gjithmonë do të jemi bashkë me popullin amerikan”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të …