Të gjeturat e një hulumtimi, lidhur me situatën kaotike në arsim tregojnë se nxënësit e shkollave të Kosovës bëjnë mbi 1 milion e gjysmë mungesa vetëm brenda një viti. Ndërkaq një numër i konsiderueshëm i filloristëve edhe pse nuk dinë si duhet shkrim e lexim kanë kaluar klasat dhe vazhdojnë shkollimin Për këtë disa nga arsimtarët mbajnë edhe orë shtesë. Ndërkohë, nga viti në vit numri i nxënësve është në rënie. Papërgjegjësia në arsim ka arritur shkallën e brengës kombëtare, ndërsa krerët e arsimit, sindikatat të cilat degradojnë edhe me keq gjendjen nuk i japin askujt përgjegjësi. Arsimi në Kosovë po degradon drejt shthurjes. Kjo është arsyeja përse nxënësit tanë janë të fundit në botë me nivelin e dijen e zotësive. Ministria e Arsimit nuk e ndien veten fajtore, përkundrazi lavdërohet për punën që bën ministri me shtatë zëvendës e shumë këshilltarë, Sindikata e Arsimit e ndjek me gjyq Ministrinë, pse ka bërë përpjekje të zëvendësojë tri javë mësim të humbur nga greva, shumë mësimdhënësve u mungon ndërgjegjja e vetëdija kombëtare e arsimdashëse, ndërsa Shteti është i zënë me punë të tjera dhe nuk i bën fare përshtypje fakti se arsimi po degradon. Kryeministri krekoset për taksën, ndërsa as e përmend arsimin, Kryetari ndanë dekorata dhe nuk pyet nëse ka apo jo shkollë në Kosovë, zyrtarët e lartë, apo elita sikur preferojnë të shprehen ata për veten e tyre, fëmijët e tyre i shkollojnë në kolegje turke amerikane, angleze dhe nuk iu bëhet vonë për arsimin e brezave. (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Bashkimi Demokratik për Integrim bën thirrje për ndërhyrje urgjente drejtuar faktorit ndërkombëtar
Ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmë në Kumanovë, ku disa makina dhe një dyqan të …