Avokati, Artan Qerkini, shprehet i bindur se udhëheqësit e OVL të UÇK-së nuk kanë pasur qëllime kriminale me veprimet e tyre

Artan Qerkini: Zgjerimi i aktakuzës nga Prokuroria e Speciales kundër krerëve të UÇK-së bëhet me qëllim të zvarritjes së procedurës

Avokati, Artan Qerkini, duke folur lidhur me zgjerimin e aktakuzës për krerët e UÇK-së ka thënë se arsyeja e vetme pse është zgjeruar aktakuza në këtë fazë të procedurës është që Prokuroria ta pamundësojë që mbrojtja të përgatitet efektivisht  dhe me qëllim që të zvarritet procedura. Arsye të tjera nuk ka, thjeshtë dyshoj.  që këto prova të cilat i kanë sjellë tani në aktakuzën e zgjeruar Prokuroria nuk i ka pasur edhe në fillim kur është ngritur aktakuza mirëpo kjo është një manovër strategjike e Prokurorisë që ta mbajë mbrojtjen në tension dhe të mos i jap kohë të mjaftueshme  për përgatitjen e saj, theksoi ai. Krerët e UÇK-së po mbahen në qendrën e paraburgimit, në Hagë, qysh  prej nëntorit të vitit 2020, kur janë arrestuar në mënyrë spektakolare nga Policia e EULEX-it.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …