Brickos

Gjykata Speciale

Sot do të mbahet konferenca e radhës lidhur me ecurinë e çështjes kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Sot, në Gjykatën Speciale, në Hagë,  do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zgjerimin e aktakuzës nga Zyra e Prokurorit. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do bëjnë paraqitjen sipas orarit që ka caktuar gjykata. Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Në njoftim thuhet se aktakuza e re pritet të rëndohet me akuza të reja që i referohet krimeve që pretendohet të jenë kryer në fshatrat e Therandës  dhe të Gjilanit. Ky zgjerim i aktakuzës ka për qëllim shtyrjen më tej të gjykimit kundër  krerëve të UÇK-së që të mbahen sa më gjatë në paraburgim. Avokati, Taulant Hodaj, thotë se  zgjerimi i aktakuzës do të vonojë edhe më tutje fillimin gjyqit kundër krerëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …