Brickos

Artane Rizvanolli: Kosova është në një situatë të keqe me energji elektrike për shkak të rritjes së çmimit

Artane Rizvanolli: Kosova është në një situatë të keqe me energji elektrike për shkak të rritjes së çmimit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Kryeshefin e KOSTT-it, Kadri Kadriun, kanë mbajtur një konferencë për media për krizën me energjinë.  Ministrja Rizvanolli tha se Kosova është në një situatë të keqe me energji elektrike për shkak të rritjes së çmimit. “Në kushtet normale, çmimi ka qenë 69 euro për megavat. Çmimi në kulmin e kërkesës për energji ka qenë 351 euro. Situata është përkeqësuar edhe më tej. Më datë 21 kanë arritur 420 euro për megavat orë për kërkesën bazë. Ndërsa në kohën e pikut, kanë arritur deri në 515 euro. Ka një shtatë-fishim në krahasim me çmimin normal të energjisë elektrike. Pra vetëm për gjashtë ditë, ka pasur rritje prej 37% për kërkesën bazë”, ka thënë ajo. Rizvanolli tha se është edhe një faktor që ndikon negativisht e që sipas saj është Serbia ajo e cila ka bllokuar linjën energjetike.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …