Hekuran Murati

H. Murati: Pas ndihmës 20 milionë eurove për KEK-un, po e kthejmë dividentën te KOSTT-i në vlerë po 20 milionë euro për shkak të krizës së importit

Qeveria e Kosovës, ka vendosur që t’ia kthejë ndërmarrjes publike energjetike KOSTT dividentën që ajo ia ka paguar këtë vit ekzekutivit. “Pas ndihmës prej 20 milionë eurove për KEK-un, kësaj radhe po e kthejmë dividentën te KOSTT poashtu ne vlerë 20 milionë euro për shkak të krizës së importit dhe rritjes enorme të çmimeve në tregun ndërkombëtarë”, ka deklaruar ministri Hekuran Murati në një konferencë për media. Ndërkohë, javën e kaluar Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë 20 milionë euro për KEK-un si subvencion për importim të energjisë elektrike. Kujtojmë edhe gjatë ditës së sotme në Kosovë kanë vazhduar reduktimet e energjisë elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …