Artemisa Kastrioti: Doli nga shtypi libri i autores, Eni Lena: “Pro Make Up Artist Classes”

Artemisa Kastrioti: Doli nga shtypi libri i autores, Eni Lena: “Pro Make Up Artist Classes”

“Pro Make Up Artist Classes” është libri më i ri i atores dhe master make-up artistes me emër Eni Lena. Ky libër është botuar nga Shtëpia Botuese “Gent Grafik” në Tiranë, 1 Korrik 2021.

Metodologjia e këtij libri, krijuar nga Eni Lena që në vitin 2015, botuar në këtë libër, ka për qëllim të mësuarit e teknikave profesionale të grimit të thjeshtë, skenik, profesional editorial, fashion, etj.

Metodologjia e këtij libri ndahet nga 7 kapituj ku secila prej tyre shpjegohet hap pas hapi proçesi i zhvillimit te teknikave te makeup professional.

Artistja Eni Lena është vlerësuar me trofeun “Mjeshtër Pune” nga e Shoqata Kombëtare “Bukuria Shqipëtare”, ku dhe ka kryer “Master Class” për metodat e fundit. Vlerësime të tjera profesionale përfshijnë: Make Up Artistja më e Mirë e Vitit 2021, Make Up Artistja më me Influencë, Top Master Make Up Artist dhe Ekselencë në Industrinë e Bukurisë dhe Modës në Shqipëri.

E gjithë eksperienca e saj është botuar në librin “Pro Make Up Artist Classes”, duke treguar metodologjinë e saj profesionale se si të mësojmë make up-et editoriale, televizive, ato të thjeshta apo për mbrëmje, jo më pak edhe make up-et për foto shooting dhe artistiket.

Ky është një libër me vlera të mëdha duke dhënë një kontribut origjinal në industrinë e bukurisë dhe modës dhe pasuron mjeshtërinë e profesionit të makeup artistëve. Gjithashtu libri dëshmon një hap më tej për gratë në biznes në shoqërinë shqiptare.

“Jam shumë e gëzuar që talenti dhe përvoja shumëvjeçare e punës time si makeup artiste sot del edhe në libër. Nëpërmjet kurseve të mia të makeupit unë gjithmonë dua të përkrah gratë në biznes dhe gratë në zhvillim. Kurset e mia bashkë me njohuritë e librit ofrojnë ekspertizë si të siguroni shërbime sa më profesionale në fushën e bukurisë,” tha makeup artistja, Eni Lena.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …