Arton Demhasaj: Kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar të gjitha qëndrimet rreth dialogut me Serbinë

Arton Demhasaj: Kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar të gjitha qëndrimet rreth dialogut me Serbinë

Drejtori Ekzekutiv i organizatës jo-qeveritare “Çohu!”, Arton Demhasaj, tha se të gjitha qëndrimet e Kurtit sa ishte në opozitë tashmë janë shkelur nga ai vet, duke hequr dorë nga shumë parime.

“Ka elemente të vërteta të ndryshimit të qëndrimit të Kurtit sa i përket dialogut. Të gjithë e dimë se Kurti sa ishte në opozitë ka qenë kundër negociatave. Madje parimi i parë i LVV ka qenë ‘Jo Negociata Vetëvendosje’. Pastaj ka qenë premtimi se do të dialogojmë me serbët lokalë dhe nuk do të dialogojmë me Serbinë. Edhe kjo ka rënë poshtë. Pastaj ka qenë premtim i Kurtit që nuk do të ulemi në tryezë me Vuçiqin pa kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë. Edhe kjo është shkel. Tjetri ka qenë Bashkimi Kombëtar që më nuk po përmendet. Dhe e fundit reciprociteti dhe kjo ende nuk ka ndodh. Pra të gjitha parimet e Kurtit për dialogun kanë ndryshuar. “Nuk kemi nevojë për marrëveshje të paqes sepse nuk rrezikohemi prej Serbisë. Sa të është rezoluta 1244 dhe NATO nuk ka rrezik nga Serbia”, tha Demhasaj.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Margjinalizimi i shqiptarëve rrezikon stabilitetin, funksionalitetin dhe rrugën europiane të shtetit

Në muajt e fundit, jemi dëshmitarë të një prishjeje të thellë të ekuilibrit institucional dhe …