Asamblistët e Deçanit kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Ramush Haradinajt

Asamblistët e Deçanit kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Ramush Haradinajt

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Deçanit, përveç atyre të LDK-së të cikët nuk kanë marrë pjesë e quajnë të pa pranueshëm arrestimin e Ramush Haradinajt dhe  kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij. Në fund të mbledhjes, asamblistët e kanë miratuar një deklaratë të përbashkët në tri pika, në të cilën kanë kërkuar pezullimin e procesit të dialogut të Kosovës me Serbinë dhe pasi kanë konstatuar se Ramush Haradinaj dy herë është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, kanë kërkuar që drejtësia franceze ta lirojë atë me procedurë të përshpejtuar. Punimet e kësaj mbledhje i kanë bojkotuar asamblistët e LDK-së, të cilët nuk e kanë parë të arsyeshme të marrin  pjesë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …