Asfaltohen disa rrugë në Maxharrë dhe Pagarushë

Komuna e Malishevës, dje dhe sot, ka shtruar disa rrugica në fshatrat Maxharrë dhe Pagarushë. Asfaltimi i këtyre rrugëve bëhet në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, e në veçanti të rregullimit të rrugëve, me qëllim rritjes së mirëqenies dhe të krijimit të kushteve për lëvizje më të lehtë të qytetarëve. Këto dy fshatra, dje i kanë vizituar edhe kryetari Ragip Begaj, drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, drejtori për shëndetësi dhe mirëqenies sociale, Hajdin Berisha.

Kryetari Begaj, i ka uruar banorët për këto rrugë dhe ka thënë se “si komunë po bëjnë gjithçka që kanë mundësi buxhetore, për realizimin e projekteve kapitale, në këtë rast për rregullimin e infrastrukturës rrugore”.

Nga ana tjetër edhe banorët e kanë falënderuar kryetarin Begaj dhe komunën e Malishevës, për këto investime, përmes së cilave, atyre ju lehtësohet lëvizja dhe kyçja në rrugët kryesore. Njëri nga banorët e lagjes së Dukojve në Pagarushë, tha se “deri më sot kanë qenë në mëdyshje si familje, që të vazhdojnë të jetojnë në lagjen e tyre, apo të shpërngulen diku tjetër, ku qasja është më e lehtë, por nga sot, përfundimisht e kanë të zgjidhur problemin e lëvizjes, pasi jeta sot është shumë dinamike dhe qasja në rrugë, është e domosdoshme”.

Ndërsa drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, tha se në këto dy fshatra janë shtruar më shumë se një mijë metra rrugë, të cilat lidhen me rrugët kryesore dhe këto janë investime të komunës, në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore dhe realizimit të projekteve kapitale.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …