Asfaltohet rruga që lidhë fshatrat Marali dhe Maxharrë

Ka filluar asfaltimi i rrugës që lidhë fshatrat Marali dhe Maxharrë. Ky projekt realizohet në kuadër të përpjekjeve të Komunës së Malishevës, për rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme, e në veçanti në kuadër të krijimit të kushteve më të mira për lëvizjen e qytetarëve, në rastin konkret, të banorëve të dy fshatrave.

Gjatë asfaltimit të kësaj rruge, ishte prezent edhe drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, i cili e ka inspektuar asfaltimin e rrugës, si dhe është takuar me banorët e të dy fshatrave, të cilët i ka uruar për rrugën që i lidh këto dy fshatra.

Banorët e fshatrave Marali dhe Maxharrë, e kanë falënderuar Komunën e Malishevës, për rregullimin e kësaj rruge, e cila edhe pse nuk është shumë e gjatë, ajo ju kursen disa kilometra banorëve, për të shkuar nga njëri fshat në tjetrin.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit pranon donacion një maqinë-fshisë nga bashkatdhetarët

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e komunës, z. …