Rreth 50 profesorë nënshkruan peticion kundër Akademisë së Shkencave

ASHAK shpreh shqetësim për propozimin e Prokurorisë Speciale

Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me propozimin e Zyrës së Prokurorit Special për dënimin e katër figurave udhëheqëse të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në deklaratën e publikuar më 10 shkurt 2026, ASHAK thekson se procesi gjyqësor duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe me garantimin e të drejtave të njeriut, sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas Kryesisë, çdo shmangie nga këto standarde do të dëmtonte legjitimitetin dhe paanshmërinë e procesit. Akademia nënvizon rëndësinë historike dhe morale të luftës çlirimtare të UÇK-së, duke vlerësuar se kontributi i saj në çlirimin e vendit është i dokumentuar dhe nuk duhet relativizuar apo stigmatizuar përmes interpretimeve të njëanshme. Në reagim gjithashtu kundërshtohet çdo përpjekje për relativizimin e krimeve të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë luftës. ASHAK propozon që institucionet e Kosovës të krijojnë mekanizma të pavarur për monitorimin e respektimit të të drejtave të njeriut nga Gjykata Speciale, me qëllim rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe besueshmërisë së proceseve gjyqësore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Reagim i ashpër ndaj ekspozitës në Prishtinë: Halitjaha kërkon hetim dhe mbrojtje të së vërtetës historike

Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës së vendosur në qendër të …