Asistenca sociale në Kosovë është 75 euro në muaj, ndërsa paga mesatare mujore në sektorin publik, 573 euro

Vetëm 80 euro në muaj janë të paraparë me ligj, për një familje 15 anëtarëshe në asistencë sociale, ndërkohë që institucionet e Kosovës kanë pagat më të mëdha në rajon. Për shkak të kushteve të rënda ekonomike, ndonjëherë edhe detyrimit familjar, një numër i madh i fëmijëve në vend, bëjnë punë të rënda. Në të ftohtë, e gjatë netëve të vona janë rreth 100 fëmijë që kërkojnë lëmoshë rrugëve, edhe pse në Kosovë ndalohet me ligj angazhimi i fëmijëve në aktivitete që dëmtojnë zhvillimin e tyre. Për këtë organizatat që merren me të drejtat e njeriut thonë për KosovaPress se një numër i madh angazhohen në aktivitete të ndryshme në rrugë që dëmtojnë shëndetin psiko-fizik të tyre. Ata bëjnë thirrje për shtimin e shërbimeve për fëmijët dhe familjet e tyre, siç është hapja e më shumë qendrave për strehimin e përkohshëm. Selvete Sadiku, udhëheqëse e Divizionit për Asistencë Sociale thotë se Prishtina është qyteti me numrin më të madh të lëmoshë-kërkuesve. Veprimtaritë e tilla bien ndesh me ligjin, sipas të cilit ndalohet punësimi i fëmijës në aktivitete që dëmtojnë sigurinë, shëndetin, moralin dhe zhvillimin psiko-fizik të tyre.  Vitin e kaluar vlera mesatare e asistencës sociale ishte 75 euro në muaj, përderisa paga mesatare mujore në sektorin publik është 573 euro.(KosovaPress)

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …