ASK: Eksporti i mallrave në dhjetor 2015 kishte vlerën 23.5 milionë Eu, ndërsa importi 253.6 milionë

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi të dhënat Tregtisë së Jashtme, lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2015.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për muajin dhjetor 2015 prej 230.0 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 198.5 milionë euro me periudhën e njëjtët të vitit 2014.

Eksporti mbulon importin me 9.3%.Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2015 kishte vlerën 23.5 milionë euro, ndërsa importi 253.6 milionë euro, ku shihet se është një rënie prej (-10.8%) për eksport, dhe një rritje prej (12.7%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore, eksportin e përbëjnë: metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 45.5%; produktet minerale me 13.8%; ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 9.4%; plastika, goma dhe artikuj prej tyre me 6.3%; tekstili dhe artikuj prej tij me 5.5%; produktet bimore me 5.2%, etj.

 

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (16.0%) të importit e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; (15.1%) e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; (10.8%)e përbëjnë produktet minerale; (9.9%)e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; (7.8%)e përbëjnë mjetet e transportit; (7.3%) produktet e industrisë kimike; (5.9%) produktet bimore; (4.9%) plastika, goma dhe artikuj prej tyre, etj.

 

Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e CEFTA-së, të cilat marrin pjesë me (35.4%) për eksport dhe (24.6%) për import, ndërsa vendet e BE-së marrin pjesë me (20.0%) për eksport dhe (43.0%) për import.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Indi (16.4%), Shqipëri (13.3%), Serbi (10.7%),

 

Maqedoni (9.1%), Gjermania (4.4%), Zvicër (4.3%), Turqi (4.3%), etj.

Ndërsa, sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (12.7 %), Turqia

(12.0), Gjermania (11.9%), Kina (9.4%), Italia (9.2%), Maqedonia (5.0%), etj.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …