Rusët në Siri kanë shkatërruar 25 shkolla, kanë vrarë mijëra civilë, qindra mijëra kanë ikur…

Gjatë sulmeve të aeroplanëve rusë në Siri,  deri tanë janë shkatërruar 25 shkolla, janë vrarë mijëra civilë ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë kanë ikur nga vendi. Forcat luftarake të opozitës bëjnë të ditur se sulmet ruse janë të drejtuara kundër kundërshtarëve të diktatorit gjakatar, Bashar Assad dhe jo kundër pozicioneve të ISIS-it sikur propagandojnë mediet proruse jo vetëm në Siri por kudo në botë. Rusët dhe forcat mercenare assadiste kanë kryer sulme në krahinat dhe qytetet e Sirisë si në:  Idlib, Halep, Damask, Hums, në Latakije e vende të tjera. Anëtari i komitetit lokal në Halep, Abu Firas Al Halebi  ka bërë të ditur për Agjencinë turke, “Aanatolu” se vendi Al Baab në verilindje në Halepit vazhdon të jetë shënjestër e sulmeve të pandërprera të forcave intervencioniste ruse dhe atyre  mercenare të Assadit. Nga ky rajon deri tani kanë ikur më shumë se 100.000 sirianë.  

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …