Brickos

Kadare i habitur me festimet në 80-vjetorin e lindjes së tij ndërkohë që nuk u përkujtua as Skënderbeu

Në 80-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë, në Shqipëri, por edhe në mërgatë janë organizuar festime të shumta, ndërsa urimet për të kanë qenë të panumërta. Kadare iu është shmangur festimeve. Ai madje ka thënë se është habitur me këto festime, pasi sipas Kadaresë, vetëm pak ditë më parë, askush nuk u kujtua për ditëlindjen e Gjergj Kastriotit. “Ka miq të mitë që nuk kënaqen me asgjë, se thonë se duhej bërë më shumë. Por jo, nuk jam dakord. Është bërë shumë për mua, madje edhe ndjeva një lloj habie. Vetëm pak ditë më parë ishte përvjetori i vdekjes së Skënderbeut, në datën 17 janar. Vetëm ditën e vdekjes i njohim atij. Por vetëm ndonjë gazetë e kujtoi. Kjo nuk duhet të ndodhë, është turp”, ka thënë Kadare në një telefonatë nga Parisi për gazetën “Panorama”.

 

Janari përfshin lindjet apo vdekjet e disa personaliteteve të më njohura të kombit, si: Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini, Skënder Luarasi, Gavril Dara,  Kadri Prishtina, Kajo Karafili, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla,  Ali Pashë Tepelena, Riza Cerova, Mehmet Shehu, Sandër Prosi, Kadri Roshi, Ismail Kadare, Ndrekë Luca, Pjetër Arbnori, Ibrahim Rugova,  Masakra e Reçakut, Ahmet Kaçiku, Shaban Shala. Nuk dimë se cili nga këto personalitete është përkujtuar në Tiranë gjatë muajit Janar, përveç Rugovës, ndërkohë që servilët dhe matrapazët e kulturës e artit përkujtojnë të gjallët,  por nuk kujtohen dot për të rënët. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …