Brickos

ASK: 26 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë qenë të papunësuar në vitin 2016

ASK ka njoftuar se rresh 100 mijë të rinj të Kosovës janë pa punë dhe pa arsimim adekuat për tregun e punës

Agjencia e Statistikave të Kosovës ( ASK )  ka njoftuar se rresh 100 mijë të rinj të Kosovës janë pa punë dhe pa arsimim adekuat për tregun e punës. Kjo agjenci ka bërë të ditur se mbi 740 mijë persona në vend janë ekonomisht joaktivë, që nuk janë në punë dhe aktualisht nuk janë të regjistruar në ndonjë nga zyrat shtetërore që kërkojnë punë. Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha ka deklaruar për KosovaPress se të dhënat e agjencisë që drejton tregojnë se janë mbi 1 milion e 200 mijë banorë të moshës për punë, prej të cilëve, 380 mijë janë të punësuar, mbi 77 mijë janë të papunë dhe mbi 750 mijë janë ekonomikisht joaktivë. Ai ka shtuar më tutje se janë afër 100 mijë të rinj që mbahen nga familja e tyre dhe që nuk kërkojnë punë por është shqetësues fakti që numri i personave të papunësuar e që nuk kërkojnë punë, është duke u rritur.

Kontrolloni gjithashtu

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Rexhep Tajip Erdoğan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur

Kryetari i Turqisë. Rexhep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të …