Agjencia e Statistikave të Kosovës ka organizuar sot konferencën “Java e Regjistrimit te Popullësise 2021”. Gjatë hapjes, kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Isa Kastrati ka thënë se përgatitjet për regjistrimin e popullsisë kanë filluar dy vite me parë, shkruan arbresh.into. “Regjistrimi i popullsisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për një vend. ASK në bazë të përgjegjësisë që ka filluat përgatitjet me kohë që para 2 viteve, hapat janë sipas planifikimeve”, ka thënë ai. Krasniqi ka kërkuar ndihmën edhe të Institucioneve në këtë proces. “Regjistrimi i popullsisë kërkon angazhim edhe të institucioneve tjera sepse është proces i madh dhe i komplikuar, prandaj ne konsiderojmë se angazhimi dhe kontributi i të gjithëve është shumë i madh”, ka shtuar ai. I pari i ASK-së ka treguar edhe për rëndësinë e regjistrimit të popullsisë. Ndryshe sot është mbajtur dita e parë e konferencës pesë ditore të konferencës për të njoftuar rreth përgatitjeve për realizimin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në vitin 2021.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit
Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …