Brickos

Sadik Halitjaha: Njeri tabor thotë do të ju japim lekë, lekë, tjetri tabor thotë punë, punë

Sadik Halitjaha: Ne kishim kuptuar shumë drejt qëllimin e Rusëve të futeshin në Rahovec veçmas në Hoqe të Madhe

Përballja me ruset gjatë luftës çlirimtare dhe ajo pas luftës për mos lejimin e tyre në Rahovec, ishte e pa shembull dhe më sublimja nga populli i Rahovecit dhe UÇK-ja e po sa dalë nga lufta. Ne kishim kuptuar shumë drejt qëllimin e Rusëve të futeshin në Rahovec veçmas në Hoqe të Madhe, ku kishte ende serb dhe përmes tyre të dominonin Rahovecin dhe tërë Kosovën jug-perëndimore. Duke punuar me popullatën dhe duke mbajtur tubime e fjalime të shumta intensive dhe informuar drejt për qëllimet e zeza të ruseve. Bëmë barrikadat në tëra hyrjet e Rahovecit në Reti të Rrasat si dhe të hekurudha në Xerxë. Populli patriot i Rahovecit u përkrah nga UÇK- në,  ky bashkim i fort i yni u treguar i pa kalueshëm edhe KFORI Gjerman, u solidarizua duke u pajtuar me ne pas shumë bisedimeve intensive mes nesh dhe KFOR-it Gjerman e rus, u vendos të mos hyn Ruset në Rahovec pasi hyrja e tyre do të kundërshtohej me forc dhe rezistencë. Në të gjitha takimet nuk ju dhamë dorën Ruseve as formalisht nuk u përshëndetem me ta, sepse ishin të pa  dëshirueshëm për ne. Popullata qëndroi me muaj në tenda duke u barrikaduar bashkë me luftëtarët e UÇK-së, me popullin të gatshëm për kundërvënie ndaj hyrjes me dhunë të ruseve. Me të drejt quhet Beteja kundër Ruseve për Rahovecin. Jemi të gjithë krenarë me popullin Rahovecian. Unë isha Komandant  i ZOP dhe kisha përgjegjësinë kryesore në këtë përballje.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …