Agjencia e Statistikave

ASK: Shkalla e papunësisë në Kosovë është 33 për qind

Pas një hulumtimi të realizuar në mbarë vendin, Agjenica e Statistikave të Kosovës ka konstatuar se shkalla e papunësisë në Kosovë është 32 për qind. Sipas rezultateve të AFP-së 2015, shkalla e papunësisë është 32.9%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 36.6 %, krahasuar me meshkujt, 31.8%. Shkalla me e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 57.7%, ndërsa shkalla më e lartë e punësimit është te grupmoshat 35-44 vjeçare me 36.2%. Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: prodhimi me 14.7%, tregtia me 14.4%, arsimi me 12.1% dhe ndërtimtaria me 9.5%. Punësimi me i lartë është te meshkujt, 38.7%, ndërsa punësimi te femrat është 11.5%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë, me rreth 40% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e prodhimit, tregtisë dhe ndërtimtarisë, me rreth 40%. Anketa ka pasur shtrirje në 600 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 4.800 ekonomi familjare, të përzgjedhura sipas metodes së rastit nga korniza e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …