Qeveria e Kosovës vlerëson se raporti i Bankës Botërore është plotësisht i pa vërtetë dhe i pa bazuar

ASK: Shuma e të hyrave të Qeverisë në tre mujorin e fundit ishte 703 milion  euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore e fundit të vitit 2020. Sipas këtij raporti, gjatë tremujorit të fundit, shuma e të hyrave të Qeverisë në tre mujorin e fundit ishte 703 milion  e 200 mijë euro ndërsa shuma e shpenzimeve të Qeverisë gjatë kësaj periudhe tremujore ishte 817 milion e 100 mijë euro. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se pjesa më e madhe e shpenzimeve përbëhet nga kontributet sociale, kompensimi i punëtorëve e konsumi i ndërmjetëm. “Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet (21.3%); kompensimi i punëtorëve (20.9%); formimi i kapitalit bruto (16.6%); dhe konsumi i ndërmjetëm (10.8%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në komunikatën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Lajçi

Ka ndërruar jetë, Ali Lajçi, njëri ndër pjesëmarrësit dhe organizatorët e Lëvizjes Revolucionare të marsit, prillit e majit të vitit 1981

Në moshën 69 vjeçare, ka ndërruar jetë, Ali Lajçi, njëri ndër pjesëmarrësit dhe organizatorët e …