U formua Komisioni për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin me emrin e tij, në Prishtinë

Asnjë Asociacion që nuk është i bazuar në ligjet dhe procedurat demokratike të Kosovës, nuk do të pranohet

Zyra për media e kryeministrit Ramush Haradinaj, është deklaruar rreth iniciativës së Listës Serbe për themelimin njëanshëm të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në përgjigjen zyrtare për KosovaPress, thuhet se asnjë nismë e cila nuk është e bazuar në ligjet dhe procedurat demokratike të Republikës së Kosovës nuk do të implementohet dhe nuk do të respektohet. “Asociacioni është obligim që Kosova e ka marrë në procesin e Brukselit dhe i cili do të implementohet në të ardhmen e afërt. Asnjë nismë, e cila nuk është e bazuar në ligjet dhe procedurat demokratike të Republikës së Kosovës, nuk do të implementohet dhe nuk do të respektohet”, thuhet në përgjigjen e zyrtarëve për informim të kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …