Sazan Ibrahimi

Asociacioni i Komunave të Kosovës e quan shqetësues vendimin e Qeverisë për marrjen e pronave të 7 komunave

Asociacioni i Komunave të Kosovës e ka quajtur shqetësues vendimin e Qeverisë për marrjen e pronave të 7 komunave. Kryetari i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi ka vlerësuar se kryeministri i vendit po luan me standarde të dyfishta, pasi sipas tij ky vendim s’po vlen për komunat e pjesës veriore. “Ne mendojmë që të gjitha komunat e Kosovës duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të dinjitetshëm, dhe të mos ketë standarde të dyfishta që pronat komunale të cilat u janë dhënë komunave në menaxhim nga ish kryeministri Haradinaj t’iu merren nga Qeveria Kurti, pronat e këtyre 7 komunave me shumicë shqiptare, por i njëjti standard të mos ndodh edhe me komunat e pjesës veriore të Kosovës”, ka theksuar kryetari i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi. Ai ju ka bërë thirrje që këto vendime të rishqyrtohen sepse me miliona euro komunat e Kosovës para të cilat janë marr nga taksapaguesit kosovar janë investuar në objekte për interes publik dhe shpresojmë që një rishqyrtim i këtij vendimi të ndodh sa më shpejtë që është e mundur në mënyrë që qytetaret t’i shohin investimet e komunave të cilat janë bërë në këto prona.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Dorëheqja e Albin Kurtit, do të ishte zgjidhja më korrekte për krizën politike në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se mënyra më korrekte për të zgjidhur krizën aktuale …