Sazan Ibrahimi

Asociacioni i Komunave të Kosovës përkrah shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ky asociacion do t’i përkrahë masat e reja kundër përhapjes së mëtejme të koronavirusit, përfshirë edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai ka theksuar më tutje se çdo masë e cila dërgon në shpëtimin e jetëve të qytetarëve të Kosovës, përkrahet nga Asociacioni i Komunave të Kosovës nga përfshirë edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Gjendja e Jashtëzakonshme nëse shpallet, do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Kjo Kushtetutë është hartuar duke u bazuar mbi parimet e shteteve demokratike. Në diskutimin që patëm sot më Kryeministrin Avdullah Hoti shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk u nënkuptoi edhe mbylljen e ekonomisë dhe mbylljen e institucioneve, por krijimin apo përkrahjen e mekanizmave dhe veprimeve që dërgojnë në shpëtimin e jetës së qytetarëve, ka thënë në mes tjerash drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …