Administrata Tatimore e Kosovës

ATK-ja përmes projektit të formalizimit ka arritur që të identifikojë rreth 4 500 punëtorë pa kontrata pune

Administrata Tatimore e Kosovës, përmes projektit të formalizimit  ka arritur që të identifikojë rreth 4 500 punëtorë pa kontrata pune. Sektori i ndërtimtarisë, bujqësisë dhe gastronomisë vazhdojnë të jenë shmangësit më të mëdhenj të regjistrimit të punëtorëve. Që nga nëntori i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2022 Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur të identifikojnë 4 413 punëtorë të paregjistruar në punë. Zëdhënësja e ATK-së,  Valentina Bytyçi- Sefa, duke folur për Radio Kosovën, thotë se në treg ende ka numër të madh të punëtorëve të paregjistruar, të cilët ATK-ja është duke i identifikuar në vazhdimësi. E dimë që ka ende punëtorë të paformalizuar në treg, në mungesë të uniformës në shumë raste të punëtorëve, është problem i madh identifikimi i tyre, në një punëtori apo vend-punishte të caktuar të një biznesi, sepse janë shumë faktor të tjerë të cilët e mundësojnë shtrirjen e këtij aktiviteti, sepse në rast se do të respektohen rregullat dhe kriteret e punës në një vend-punishte, sikur janë helmetat, jeleku dhe pjesë të tjera, atëherë edhe puna në teren do të ishte më efektive”, deklaroi zëdhënësja e ATK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …