ATK paralajmëron qytetarët: Nga 1 qershori ndalohen pagesat cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga data 1 qershor 2026 hyn në fuqi kufizimi i ri për pagesat me para të gatshme mbi 2 mijë euro. Sipas njoftimit të ATK-së, pagesat mbi këtë shumë, ndërmjet bizneseve dhe individëve, nuk do të lejohen më të kryhen cash, por vetëm përmes llogarive bankare ose formave të tjera elektronike të pagesës. “Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000 euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen me para të gatshme dhe duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës”, thuhet në njoftimin zyrtar.  ATK ka bërë thirrje që qytetarët dhe bizneset të respektojnë kufizimin e përcaktuar me ligj, në mënyrë që të shmangin gjobat dhe ndëshkimet e mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …