Brickos

Punëtorët e Administratës Tatimore të Kosovës paralajmërojnë ashpërsim të grevës në javën e ardhshme

ATK për tetë muaj ka inkasuar 250.2 milionë

Administrata Tatimore e Kosovës për tetë muaj ka inkasuar 250.2 milionë euro ose 31 milion euro (16%) më shumë se për periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Mirëpo, në ATK në bazë të planifikimit të tyre vjetor nuk kanë arritur ta realizojë planin e kësaj periudhe për 4 milionë e 300 mijë euro. Ndërsa, në bazë të Ligjit për Faljen e Borxheve, ky institucion financiar ka falur 207 milionë euro që i përkasin 36 mijë tatim paguesve në vend, duke inkasuar mbi 20 milion euro nga procedimi i kontratave për shlyerjen e borxheve. Kështu u tha në konferencën për medie të organizuar nga ATK, ku mori pjesë edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili me këtë rast ka lavdëruar ATK-në dhe Doganën se kanë realizuar të hyra të rregullta rekorde.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …