leoni

Ahmet Qeriqi

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka ngritur çështjen lidhur me ndërtimin e vilës së Milan Radoiçiqit në veri të Kosovës

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka ngritur pyetje të rëndësishme lidhur me ndërtimin e vilës së Milan Radoiçiqit në veri të Kosovës. Duke iu referuar aktakuzës së fundit të ngritur nga Prokuroria Speciale për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, Ramadani theksoi se Radoiçiqi nuk ka hyrë në …

Më shumë...

Ardian Kastrati, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas deklaratave të saj lidhur me Milan Radojçiqin

Ardian Kastrati: Arrestimi i invalidit luftës, Faik Fazliut për qëllim final ka fyerjen dhe ushqimin e urrejtjes ndaj UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas deklaratave të saj lidhur me Milan Radojçiqin. Haxhiu kishte thënë se sulmi në Banjskë ndoshta do të ishte shmangur po të mos ishte tërhequr urdhëri i arrestit ndaj Radojçiqit në vitin 2021. Kastrati e quajti Haxhiun “Miss …

Më shumë...

Qeveria e Kosovës miraton programin kombëtar për mbrojtjen gjithëpërfshirëse

Në mbledhjen e saj të fundit, Qeveria e Kosovës ka miratuar Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se ky program është i ngjashëm me sistemet e mbrojtjes në disa vende të NATO-s, veçanërisht në ato baltike. Ai ka shpjeguar se ky program do të …

Më shumë...

Qeveria e Kosovës emëron Bekim Hoxhën krye-shef të AUV-it pavarësisht kontestimeve

Qeveria e Kosovës ka vendosur emërimin e Bekim Hoxhës si krye-shef të AUV-it. Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm për menaxhimin dhe drejtimin e AUV-së, duke theksuar rëndësinë e saj në implementimin e politikave zhvillimore të bujqësisë dhe sigurimin e sigurisë …

Më shumë...

BDI: Çfarë turpi, zvogëluan shqiptarët dhe miratuan ligjin për ‘Branitellat’

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z, Ali Ahmeti,  ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të koalicionit Vlen pas miratimit të rendit të ditës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, që përfshinte propozimin për ligjin për “Branitellat”. Ai shprehu shqetësimin se Vlen, duke qëndruar në sallë, bëri të mundur kuorumin për …

Më shumë...

Vdes në rrethana të dyshimta në Kopaonik, Aleksandar Grbovic, dëshmitar i sulmit, në Banjskë

Aleksandar Grbovic, drejtori i ndërmarrjes ‘Novi Pazar Put’, kolonel i pensionuar i Ushtrisë së Serbisë, vdiq më 17 gusht 2024 në Kopaonik në rrethana të dyshimta. Grbovic, i cili kishte lidhje të ngushta me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Milan Radojiçiq, të akuzuar për sulmin në Banjskë, është spekuluar se …

Më shumë...

Kuvendi i Malit të Zi, Institucionet e Kosovës i trajton si të përkohshme, ashtu sikur edhe Serbia

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka pritur në takim ambasadorin e Serbisë në Podgoricë, Nebojsha Rodiq, ku është diskutuar për situatën në Kosovë. Në komunikatën zyrtare për këtë takim, publikuar në ueb-faqen e parlamentit malazez, institucionet e Kosovës janë cilësuar si të përkohshme,” \një term i …

Më shumë...

Posta e Kosovës zgjeron flotën me 7 automjete të reja, për shërbime më efikase të transportit të dërgesave postare

Posta e Kosovës ka shtuar flotën e saj me 7 automjete të reja, duke zgjeruar kapacitetet e saj për shërbime më të shpejta dhe efikase. Këto automjete të reja i bashkohen motoçikletave elektrike që tashmë janë në përdorim, duke përforcuar flotën e shërbimit postar. Në ceremoninë e përurimit të këtyre …

Më shumë...

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka deklaruar se Kosova është prioritet kombëtar i shtetit shqiptar

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka deklaruar se Kosova është prioritet kombëtar i shtetit shqiptar. Në një konferencë për medie me kryekuvendarin, Glauk Konjufca, është folur lidhur me një  konkretizim më të detajuar të partneritetit. Kryekuvendarja,  Elisa Spiropali tha se për Shqipërinë dhe Kosovën bashkëpunimi është një prioritet …

Më shumë...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bën të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës së shpejti do t’i ketë në disponim raketat amerikane

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës shumë shpejtë do t’i ketë në disponim raketat amerikane ‘Xhavelin’. Ai tha se kësti i parë i pagesës është bërë në muajin mars, derisa kësti i dytë do të ekzekutohet deri në fund të këtij viti. Ministri …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti lidhur me qëndrimin e tij ndaj KEK-ut

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin  Albin Kurti,  lidhur me qëndrimin e tij ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës. Ai e konsideron lavdërimin e Kurtit për KEK-un si të çuditshëm dhe krejt të pakuptimtë, duke  sqaruar se Kurti po u drejtohet përfituesve të mëdhenj të KEK-ut,  në vend të …

Më shumë...

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka rikujtuar sulmin terrorist në Kullat Binjake, në 23-vjetorin e sulmit

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka rikujtuar sulmin terrorist në Kullat Binjake në 23-vjetorin e goditjes. Ai ka shkruar se sot, me nderime dhe respekt kujtojmë mijëra viktima të cilat humbën jetën në sulmet terroriste kundër Amerikës, më 11 shtator 2001. 23 vite më parë, dhembja u kthye në forcë, …

Më shumë...

Paneli i Gjykatës Speciale ia ka ulur dënimin eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, nga 22, në 15 vjet burg

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe FSK-së, Salih Mustafa

Paneli i Gjykatës Speciale ia ka ulur dënimin eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, nga 22, në 15 vjet burg.  Paneli i Apelit, i përbërë nga gjykatësit Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, shqiptoi dënime individuale për krimet e luftës, përfshirë ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme. Salih Mustafës …

Më shumë...

Lidhur me zbritjen dënimit të Salih Mustafën, Valon Murati ka deklaruar se nuk mund të zbutet padrejtësia ndaj çlirimtarëve

Valon Murati: Zhvillimet në veri të vendit janë pjesë e një loje politike në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka shprehur shqetësimin e tij pas vendimit të Gjykatës së Apelit,  në Hagë, për të zvogëluar dënimin e Salih Mustafës nga 22 në 15 vjet burg. Murati ka theksuar se zbritja e dënimit nuk mund të zbusë padrejtësinë e gjykimit ndaj çlirimtarëve. Lufta …

Më shumë...

Isni Kilaj habit kryeprokuroren, Kimberly West, me kërkesën e tij për pushime në Shqipëri, të cilën ajo e ka refuzuar

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Isni Kilaj, i akuzuar  nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë, ka befasuar kryeprokuroren e  Gjykatës Speciale, Kimberly West, duke paraqitur një kërkesë për të pushuar në bregdetin e Shqipërisë. West e refuzoi këtë kërkesë, duke theksuar se nuk përmban asnjë arsyetim të vlefshëm.  Sipas parashtresës së kryeprokurore, arsyeja e …

Më shumë...

Ish-ministri Bajram Hasani ka deklaruar se falë çlirimtarëve që janë në Hagë, Kurti gëzon postin e kryeministrit

Bajram Hasani: Turp për Gjilanin, heroi Kadri Zeka ende pa shtatore në këtë qytet

Bajram Hasani, ish-ministër i Tregtisë, ka folur  për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, si dhe për situatën e çlirimtarëve të UÇK-së, që po mbahen në paraburgim në Hagë. Krerët e UÇK-së janë figura të respektuara dhe se ata janë ata që sollën lirinë në Kosovë. Hasani ka theksuar se …

Më shumë...