Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon qeverisjen e Kurtit dhe thërret për ndryshim në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti gjatë mandatit të tij katërvjeçar, nënjë tubimi me qytetarët e Komunës së Lipjanit. Sipas tij, kjo qeveri ka mashtruar popullin, duke e lënë Kosovën në varfëri, izolim dhe pa përparim drejt rrugëtimit euroatlantik.  Ai u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 të mbështesin LDK-në për të rikthyer Kosovën në rrugën e përparimit dhe për të krijuar një qeveri që kupton nevojat e qytetarëve. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, kritikoi mungesën e mbështetjes nga qeveria qendrore dhe pengesat në financimin e projekteve lokale, duke theksuar nevojën për një ndryshim politik.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …