Shërbimi i detyrueshëm ushtarak nuk është përfshirë në Programin Kombëtar për mbrojtjen gjithëpërfshirëse, pavarësisht se ishte premtim i fushatës parazgjedhore në vitin 2021. Qeveria e ka arsyetuar mos përfshirjen e shërbimit të detyrueshëm me arsyetimin e analizës më të thellë dhe marrë parasysh nevojat e vendit. Sipas saj mbrojtja gjithëpërfshirëse mund të arrijë synimin që ka pasur shërbimi i detyrueshëm ushtarak, meqë kjo do të kishte edhe implikime ligjore dhe vështirësitë e tjera. Ideja e shërbimit ushtarak të detyrueshëm në një kohë kur bota po përballet me kërcënime të shumta për luftë, është njëra nga temat që ka qenë në qendër të diskutimeve në vitet e fundit. Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, thotë se premtimi i qeverisë se do ta bëjë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ishte vetëm një gënjeshtër dhe premtim elektoral, pasi që siç thotë plani 10 vjeçar për transformimin e FSK-së, nuk e lejon një gjë të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …