Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, politikani, Gjergj Dedaj ka kritikuar punën e diplomacisë në këto tri vite

Gjergj Dedaj: Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq, kanë vese të diktatorëve dhe të dy i takojnë ekstremit të majtë

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka deklaruar se Kurti dhe Vuçiq, kanë vese të diktatorëve dhe të dy i takojnë ekstremit të majtë. Dedaj, i ka cilësuar lojë shahu veprimet e kohëve të fundit të Kurtit dhe Vuçiqit, të cilat siç ka thënë ai, ata të dy i kanë bërë në favor të politikave të tyre populiste. Në kohët e fundit mund të them se Vuçiq, edhe në sinkronizim me Kurtin, ndoshta jo drejtëpërdrejt me u marrë vesh, por i bëjnë potezat sikur kur luajnë shah, do të thotë secili e bën potezin edhe i luajnë figurat në favor të politikave të tyre populiste. “Ky krahasim është real sepse Kosova kurrë nuk ka qenë më e dobët dhe e lënduar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomatike. Kurrë nuk mbahet mend në historinë tonë që i kemi pasur marrëdhëniet kaq të këqija me Amerikën, me partnerët kryesorë të cilët e kanë bërë realitet dhe e kanë mbështet dhe e kanë realizuar projektin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, pastaj edhe me NATO-n, edhe me BE-në, ka shtuar, Gjergj Dedaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

https://www.radiokosovaelire.com/ali-ahmeti-premton-terheqje-nga-politika-ne-rast-te-humbjes-ne-zgjedhje/

Eman Rrahmani: Kauza për mbrojtjen e familjes do të vazhdojë

Duke komentuar rezultatet e Exi Polleve të zgjedhjeve, Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familje ka …