Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, Ministria e Pushtetit Lokal, Posta e Kosovës, Kombinati Trepça, Korporata Energjetike e Kosovës dhe kompanitë rajonale të ujësjellësit dhe mbeturinave janë vetëm disa institucione shtetërore, që në muajt e fundit janë furnizuar me naftë dhe benzinë nga kompania Petrol Company. Ajo është njëra prej katër …
Më shumë...Ahmet Qeriqi
Yuri Kim: Ditët e sulmeve ndaj ndërtesave, rrahjes, shtyrjes, kërcënimeve, abuzimeve nuk duhet të përsëritën edhe më tej
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim, reagoi sot pas një incidenti gjatë punimeve të seancës plenare të Kuvendit, ku ish- kryeministri Sali Berisha ka shtyrë nga foltorja kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Ambasadorja Yuri Kim tha se, sulme të tilla i …
Më shumë...Tryezë diskutimi për Strategjinë Përmbyllëse të AKP-së
Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mbajti tryezë diskutimi për Strategjinë Përmbyllëse të AKP-së 2022-2024. Mirëseardhje dhe një fjalë rasti e mbajti kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të AKP-së, z. Nazmi Mikullovci. Ministrja e Ekonomisë Znj. Artane Rizvanolli shpalosi qëndrimet e Qeverisë lidhur …
Më shumë...Gjergj Pjetër Sokoli (22.4.1961- 27.4.1999)
Shqiptaria në gjirin e saj përpos trimave e trimëreshave, burrave e burrneshave, kapedanëve e heronjve ndër shekuj, ata të cilët me mund e djersë, sakrifica e së fundi me gjakun e tyre dëshmuan se këtë gjysmë të Shqipërisë të okupuar nga serbosllavia, e duan më shumë se fëmijët e vet, …
Më shumë...Sot në Komisionin e Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme u zhvillua debati për draftin e raporteve: Kosovën Serbi
Sot në Komisionin e Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme është zhvilluar debati për draftin e raporteve, lidhur me Kosovën dhe Serbinë. Për përmbajtjen e këtij raporti ka folur Viola von Cramon, raportuese për Kosovën. Disa folës në debatin e sotëm kanë shprehur mirënjohje për shpejtësinë, me të cilën Kosova …
Më shumë...Albert Dushi: DOM ANTON KQIRA, AS AT GJERGJ FISHTA, AS “HERO” I SHQIPËRISË ETNIKE!!!
Dom Anton Kqira nuk është At Gjergj Fishta, as Dom Lush Gjergji, as At Hil Kabashi…etj., por një prift i gjorë dhe i varfër që flet shqip dhe anglisht, i cili “aksidentalisht” (lapsus lingua) shqiptarëve të Kosovës (viktimave të hollokausit çetniko-fashist serb) ” iu ka qepur “bishta” dhe i ka …
Më shumë...Sot, para trupit Gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, në rastin e Salih Mustafës, ka përfunduar dëshminë e tij, Musli Halimi
Sot, para trupit Gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, në rastin e Salih Mustafës ka përfunduar dëshminë e tij Musli Halimi. Ai me këtë rast ka thënë se gjatë qëndrimit në Zllash nuk ka pasur kontakt me ndonjë anëtarë të njësisë BIA. Në të atë vend kishte qëndruar nga janari …
Më shumë...Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, është penduar thellë që e ka votuar Gjykatën Speciale
Ish-ministri, Skënder Hyseni, ka deklaruar se po ta dinte që Gjykata Speciale do të rrëshqiste deri këtu, nuk do ta votonte për 1 mijë vjet. Gjykata Speciale është votuar për një premisë të vetme, hulumtimin dhe investigimin e raportit të Dick Martit për trafikim organesh të qenieve njerëzore. “Skandali me …
Më shumë...Abelard Tahiri: Kërkesa e PDK-së për themelimin e komisionit nuk daton me kërkesën e fundit, kemi pasur kërkesë edhe më herë
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është diskutuar për themelimin e Komisionit Hetimor. Në këtë mbledhje është argumentuar se përse duhet të themelohet ky komision. Tahiri ka thënë se kërkesa për këtë çështje është e PDK-së dhe …
Më shumë...Nëse Sali Berisha zgjidhet kryetar i PD-së, Partia Socialiste do të ndërpres çdo marrëdhënie me te, tha kryeministri, Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, dhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ka thënë sot se do të ndërpres çdo marrëdhënie me Partinë Demokratike nëse zgjidhet Sali Berisha kryetar i saj. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama foli gjithashtu edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. “Ne nuk e …
Më shumë...Në Kuvendin e Shqipërisë ka ndodhur një përplasje jo vetëm verbale mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt
Sot në Kuvendin e Shqipërisë ka ndodhur një përplasje jo vetëm verbale mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt. Kryetari i grupit demokrat ishte në foltore për të marrë fjalën, ndërsa pas tij shkoi Sali Berisha, i cili e shtyu në një moment Alibeajn duke mos e lejuar të flasë. Berisha …
Më shumë...Kryetari i Bullgarisë, Radev, ka akuzuar sërish politikanët në Maqedoni, për “ndërtim të identitetit me baza të falsifikuara”
Kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev ka akuzuar sërish politikanët në Maqedoni, për “ndërtim të identitetit me baza të falsifikuara”. Ai deklaroi se “kjo nuk është në interes të qytetarëve të Maqedonisë”. “Përpjekjet për të ndërtuar identitet bazuar në falsifikime, në vend të fakteve historike, janë kundër interesave të qytetarëve të …
Më shumë...Senatorët: Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis kanë arritur në Prishtinë në kuadër të vizitave në vendet e Ballkanit
Senatorët amerikanë: Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis po qëndrojnë në Prishtinë në kuadër të vizitave në vendet e Ballkanit. Ata janë pritur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. Ambasadori Hovenier ka shkruar me këtë rast se tre anëtarët e Senatit amerikan janë mbështetës të moçëm të pavarësisë …
Më shumë...Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 19 raste të reja, janë shëruar 21 të infektuar
Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 879 testime sa janë bërë në nivel vendi, 22 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka …
Më shumë...Ferit Hoxha, në OKB: Roli i UNMIK-ut është minimizuar dhe ka përfunduar qysh kur Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008
Përfaqësuesi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Ferit Hoxha, ka thënë se roli i UNMIK-ut është minimizuar dhe ka përfunduar qëkur Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008, pasi gradualisht kompetencat e këtij misioni i janë bartur Kosovës. Ai ka thënë se duhet të ngrihet pyetja pse duhet të ketë prezencë …
Më shumë...Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se 13 të dyshuar janë akuzuar për rastin e veteranëve të UÇK-së
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se 13 persona janë akuzuar për rastin e veteranëve të UÇK-së. Ai theksoi se rasti është humbur në shkallën e parë, por nuk do e humbin pasi është aktakuzë e mbështetur në prova. “Për rastin e veteranëve kemi akuzuar 13 persona, ky rast …
Më shumë...