Në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin e Salih Mustafës është dëgjuar dëshmitari i 11-të i mbrojtjes, Musli Halimi

Sot, para trupit Gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, në rastin e Salih Mustafës, ka përfunduar dëshminë e tij, Musli Halimi

Sot, para trupit Gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, në rastin e Salih Mustafës ka përfunduar dëshminë e tij Musli Halimi. Ai me këtë rast ka thënë se gjatë qëndrimit në Zllash nuk ka pasur kontakt me ndonjë anëtarë të njësisë BIA. Në të atë vend kishte qëndruar nga janari deri në prill të vitit 1999 dhe se aty ishte në krye të qendrës stërvitore. Ai ka thënë se është marrë vetëm me trajnimin e kadetëve duke shtuar që nuk ka pasur kontakt me ushtarë të tjerë. Në ditën e dytë të dëshmisë së tij para trupit gjykues në Hagë, dëshmitari i 11-të i mbrojtjes ka thënë se hyrja në qendrën stërvitore ka qenë e kufizuar. As me BIA-në por as me ndonjë ushtar tjetër përpos kadetëve nuk kam pasur kontakte në qendrën stërvitore, Vetëm kadetët, instruktorët, qasje tjetër në qendrën stërvitore nuk ka pasur. Kjo ka qenë edhe e ndaluar nuk ka mundur kushdo të vijë aty të manipulojë apo bashkëpunojë me kadetë, ka thënë  mes tjerash, dëshmitari, Musli Halimi,

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti propozon krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit

Deputeti i  PDK-së, Xhavit Haliti, ka propozuar krijimin e një Qeverie të unitetit kombëtar për …