Brickos

Albert Dushi: DOM ANTON KQIRA, AS AT GJERGJ FISHTA, AS “HERO” I SHQIPËRISË ETNIKE!!!

Albert Dushi: DOM ANTON KQIRA, AS AT GJERGJ FISHTA, AS “HERO” I SHQIPËRISË ETNIKE!!!

Dom Anton Kqira nuk është At Gjergj Fishta, as Dom Lush Gjergji, as At Hil Kabashi…etj., por një prift i gjorë dhe i varfër që flet shqip dhe anglisht, i cili “aksidentalisht” (lapsus lingua) shqiptarëve të Kosovës (viktimave të hollokausit çetniko-fashist serb) ” iu ka qepur “bishta” dhe i ka quajtur “qejë, i hidhëruar pse të gjithë nuk i kishte rrjepur Milosheviqi”, me rastin kryerjes së gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999).

Ja, kjo është “vula e portretit etik, humanist, fetar, kombëtar, patriotik dhe atdhetar” e Dom Anton Kqirës. Më tej, nuk nevojitet të hapen libra të tjerë për të.

Akuza, shpifja, kritika dhe anatema e Dom Anton Kqirës ndaj “1.900.000 qenve me bishta” të Kosovës bie ndesh edhe me këtë vlerësim objektiv dhe të pakundërshtueshëm të ish-presidentit të Amerikës, Bill Klinton se: “Kriza e Kosovës ishte një gjenocid në ZEMËR të Evropës”.

Andaj nga i lindi ideja e mbrapshtë Dom Anton Kqirës, që “1.900.000 mijë shqiptarë të Kosovës”, t’i “pagëzonte qen dhe me bishta”?!

Një krahasim më se i turpshëm dhe krejt banal!!!

*** Lek Mrijaj: “Don. Anton Kqiraj është Atë Gjergj Fishta i – II – i gjallë – i Shqiperisë së Ribashkuar dhe predikues i fjalës së ZOTIT në botën e civilizimit njerzor botëror.” (www.prishtinapress.info/06/06/2011).

Shikuar në retrospektivën historike të Kishës Katolike Shqiptare, që nga koha e At Gjergj Fshtës e deri më sot, nuk ka ndonjë prift shqiptar, që mund të krahasohet me figurën poliedrike fetare, kombëtare dhe atdhetare shqiptare të At Gjergj Fishtës. Deri më sot, At Gjergj Fishta është i pakrahasueshëm edhe si prift-shërbyes i Zotit, edhe si personalitet, edhe si poet, edhe si filozof, edhe si patriot, edhe si atdhetar shqiptar, e, edhe si shkrimtar me kryeveprën e tij emblematike “Lahuta e Malëcisë”.

At Gjergj Fishta është një nga figurat më madhështore të historisë, të kulturës, të artit dhe të shqiptatrizmit, i cili ka meritat kryesore për hedhjen e gurthemelit dhe të mbajtjes gjallë të frymës dhe të mobilizimit shpirtëror të NACIONALIZMIT kombëtar shqiptar në kuptimin pozitiv. Këtë e provon tërë përmbajtja e veprave “Lahuta e Malësisë”, “Anzat e Parnasit” dhe “Mirizi i zanave”…. e të tjera. Me të drejtë ka vlerësuar i ndjeri Prof.Dr. Engjëll Sedaj, se “ At Gjergj Fishta ishte Homeri shqiptar”. Kështu shkruan edhe Ndue Ukaj: “ At Gjergj Fishta ishte i pari shkrimtar shqiptar i propozuar për çmim Nobel, prozator, poet, përkthyes, “Militant i letërsisë shqipe” – i vlerësuar nga Lasgush Poradeci, për të marrë epitetin e meritum. “Poet kombëtar i shqiptarëve” – Eqrem Çabej dhe “Homeri Shqiptar” (Maximilian Lamberci dhe pastaj Engjell Sedaj).(Shih: http://sq.wikibooks.org/wiki/Letersia_e_Gergj_Fishtes/).

Ta krahsosh Dom Anton Kqirën me At Gjergj Fishta, para së gjithash, është një ofendim dhe injorim sui generis ndaj Gjergj Fishtës, sepse prifti Dom Anton Kqira, nuk mund të jetë as silueta e At Gjergj Fishtës, as në kuptimin njerëzor, as në kuptim fetar, as në atë kombëtar dhe atdhetar shqiptar.

At Gjergj Fishta kurnjëherë në jetën e tij, nuk ka pohuar, as nuk ka shkruar diç skandaloze se “shqiptarët e Kosovës janë me bishta, janë qejë dhe se nuk e kanë merituar lirinë nga Beogradi”, ashtu siç ka deklaruar botërisht në Detroit prifti i Kishës Katolike Shqiptare, Dom Anton Kqira: “shqiptarët e Kosovës i quan me bisht, dhe hidhërohet si nuk i paska rjepur Millosheviqi 1,900,000 qejë, ai shkon edhe më larg, të gjitha viktimat e pafajshme 280,000 në Bosnje i quan qejë, edhe ata në Srebrenicë, edhe pse ky masakër u gjykua nga komuniteti ndërkombëtarë dhe Gjykata Ndërkombtërare e Hagës si gjenocid.”?!

(www.albaniapress.com, 24.02.2010/http://www.youtube.com).

Kjo deklaratë e Dom Anton Kqirës është “biografia patriotike” e tij, që flet qart dhe me argumente të pakundërshtueshme se ai nuk mund të krahasohet, jo me At Gjergj Fishta, por me asnjë prfit shqiptar të të gjitha gjeneratave të derisotme të Kishës Katolike Shqiptare, sepse asnjëri prej tyre nuk doli që shqiptarët t’i ofendojë dhe t’i poshtërojë, duke i quajtur “1.900.000 shqiptarë të Kosovës me “bishta” dhe “qejë”, që sipas psikës së tij të deformuar dhe të sëmurë njerëzisht dhe kombëtarisht, “është dashur të rjepën nga Milosheviqi”.

Veç kësaj, Dom Anton Kqira nuk ka mundur ta fsheh racizmin dhe urrjetjen e tij edhe ndaj “280.000 mijë viktimave myslimane boshnjake në Bosnjë të gjenocidit serb, të cilat i quan qejë”, edhe pse Tribunali i Hagës masakrën e Srebrenicës mbi 8000 mijë myslmanë boshnjakë, e cilësoi me emër dhe mbiemër-gjenocid.

Në bazë të kësaj çfarë ka deklaruar kundër shqiptarëve dhe kundër myslimanëve të Bosnjës, Dom Anton Kqira, është vetëm një siluetë e zezë edhe për kishën, edhe për kombin shqiptar, edhe për Shqipërinë etnike, edhe për humanizmin. Asgjë më shumë.

Prandaj, krahasimi i Dom Anton Kqirës me At Gjergj Fishtën dhe me Shqipërinë e ribashkuar, është një ofendim i madh edhe ndaj At Gjergj Fishtës, edhe ndaj Kishës, edhe ndaj të gjithë shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, sepse ai me skandalin e tij, dëshmoi se, nuk është as në rrugën e ndritshme të At Gjergj Fishtës, as të Shqipërisë Etnike, as të Zotit, por në rrugën e gabuar të dreqit, që e ka shtyrë të armiqësohet me motrat dhe me vëllezërit e tij, pa e shtytur askush dhe, pa asnjë arsye të vlefshme.

Të mjerë dhe injornatë janë ata që bëjnë krahasime të tilla të gabueshme të antivelrave me kryevlerat fetare, humaniste, kombëtare dhe atdhetare shqiptare.

Asnjë shqiptar, nuk duhet harruar se, në faqet e historisë së ndritshme të Shqipërisë së Ribashkuar, nuk mund të hyjnë ata, që i ofendojnë, i shpifin dhe i baltojnë shqiptarët, duke i quajtur “qejë me bishta”, ashtu siç ka vepruar “aksidentalisht” prifti i “Kishës së Shën Palit” në Detroit, Dom Anton Kqira.

Një të “drejtë” të tillë ofenduese dhe poshtëruese ndaj kombit shqiptar, nuk e gëzon askush, prandaj as Dom Anton Kqira, të cilin Lek Mrijaj symbyllazi dhe pa kurrfarë argumentesh të qëndrueshme, e ka krahasuar me At Gjergj Fishtën!?!?

Me gjithë dëshirën dhe arsyen fiktive të Lek Mrijajt, i cili Dom Anton Kqirën e me syza të diellit e sheh si Gjergj Fishta, ai Dom Anton Kqira nuk është as GJERGJ FISHTA e as kurrfarë HEROI I SHQIPERISE SE RIBASHKUAR, por vetëm një njeri cinik, që shquhet për oratorinë e tij për t’i poshtëruar, ofenduar dhe kërcënuar shqiptarët si brenda, ashtu edhe jashtë Kishës së tij, ku ka sherbyer me se 20 vjet në Detroit.

Të vërtetën mbi Dom Anton Kqirën më së miri e dijnë dhe e thonë, malësorët shqiptarë të Detroitit. Askush tjetër muk e njeh më mirë priftin e mbrapshtë të tyre.

Kështuqë, edhe sipas rrëfimeve të tyre autentike, Dom Anton Kqira nuk është as At Gjergje Fishta, e as kurrfarë heroi as patrioti i Shqipërisë Etnike, ashtu siç e ka “portretizuar” me paturpësinë dhe me injorancën e paskrupullte, njëfare Lek Mrijaj!.

Rrjedhimisht, Dom Anton Kqira nuk është kurrfarë i përndjekuri nga UDB-a serbo-jugosllave, sepse me pasaportë dhe me vizë jugosllave të Beogradit ka ardhur në Amerikë, këtu e 20 vjet më parë.

Këtë përrallë të zezë antifetare, antinjerëzore dhe antikobmëtare të quajtur “Dom Anton Kqira si Fishta dhe patriot i Shqipërisë së Ribashkuar…, të shkruar nga mendjshkurti dhe syverbëri Lek Mrijaj, çdo shqiptar duhet zhveshur dhe demaskuar ngase Dom Anton Kqira nuk është as besimtar, as patritot e as atdhetar shqiptar, por vetëm një “hero” i dollarit dhe grabitës i meritave të tjerëve. Një mantel i priftit të dyshimtë nuk të bën At Gjergj Fishtë, as një artikull paçavure anlfabetike dezinformuese e Lek Mrijajt nuk të bën “hero” të Shqipërisë Etnike!!!

Pjese nga ky shkrim eshte publikua në KosovA tek AlbEmigrant

Kontrolloni gjithashtu

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

RrGK shpreh shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh një shqetësim të madh në lidhje me denimin …